FTESË PËR OFERTË

“All Green Centre”, në bashkëpunim me Shoqata “Ekspertët e rinj Mjedisor” dhe “Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim” po zbaton nismën “Artivist Stafetë – Dibra Project Cycle”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Një nga objektivët e projektit është rritja e angazhimit të të rinjve në Qarkun Dibër në çështjet sociale, mjedisore dhe grupeve të marxhinalizuar, përmes përdorimit të artit.

Në kuadër të këtij projekti “All Green Centre” shpall thirrjen për kameraman, montazhier dhe piktor.

Kameramani do të duhet të:

  • Realizojë xhirime në terren, për 3 filma të shkurtër;
  • Bashkëpunojë me eksperten e medias, për mbarëvajtjen e punës.

Montazhieri do të duhet të:

  • Realizojë montazhin e 3 filmave të shkurtër;
  • Bashkëpunojë me eksperten e medias dhe kameramanin, për mbarëvajtjen e punës.

Piktori do të duhet të:

  • Realizojë 2 “Walls of Connection” në Qarkun Dibër, sipas kërkesave të stafit të projektit;
  • Bashkëpunojë me stafin e projektit për mbarëvajtjen e punës.

“All Green Centre” rezervon të drejtën e negociimit të çmimit, bazuar në fondin që ka në dispozicion.

“All Green Centre” fton të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë pranë zyrave tona në adresën: Rr. “Sul Alla”, Nd.1, Hyrja 32, Ap. 24, Tiranë, deri më datën 16 tetor 2022, dokumentacionin e mëposhtëm:

Për kameraman dhe montazhier:

– Ofertë financiare në Euro për ofrimin e shërbimit të sipërcituar;

– CV.

Për piktor:

– Ofertë financiare në Euro për ofrimin e shërbimit të sipërcituar;

– 2 shembuj të punëve të tyre.

Vetëm eksperti i përzgjedhur do të njoftohet.

Faleminderit!

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn