Përfshirja e të rinjve durrsakë në programe të ndryshme për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qytetit do të jetë në fokus të marrëveshjes së bashkëpunimit, mes All Green Centre dhe Këshillit Vendor Rinor të Bashkisë Durrës. Me këtë marrëveshje krijojmë një partneritet të qëndrueshëm dhe efektiv për të promovuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet qeverisë vendore, shoqërisë civile dhe qytetarëve. Ndërkohë që, pas nënshkrimit nga kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, si kryetare e KVR-së, kemi jetësuar angazhimet e ndërmarrmara për përfshirjen e të rinjve durrsakë në programe të ndryshme për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qytetit.
Drejtorja Ekzekutive e All Green Centre Ola Mitre zhvilloi në ambientet e bashkisë një takim me Sara Trebicka, nga Drejtoria e Turizmit dhe Mjedisit, gjatë të cilit u diskutua mbi iniciativa konkrete që do të ndërmerren në vijim, për të promovuar pjesëmarrjen e të rinjve.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të projektit “Rini eficiente”, që zbatohet nga All Green Centre me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.