EKOSKANER

RRETH EKOSKANER

“EkoSkaner” është një platformë, dedikuar rritjes së gazetarisë hulumtuese mjedisore.

Kjo platformë përmban produkte mediatike mbi shumë probleme mjedisore, me ndikim të drejtpërdrejtë negativ në zonat ku ato zhvillohen, që shpesh herë mbeten jashtë vëmendjes së përditshme të medias.

Në këtë kuadër, realizohet edhe cikli i emisioneve “EkoSkaner”, që përmes hulumtimeve synon të nxjerrë në pah moszbatimin e ligjit, shkeljet dhe abuzimin me pushtetin në fushën e mjedisit.

Ky cikël emisionesh realizohet nga gazetarja Ola Mitre dhe transmetohet në TV SCAN.

Platforma “EkoSkaner” u realizua në kuadër të projektit “EkoSkaner – Rritja e gazetarisë hulumtuese mjedisore”, zbatuar nga All Green Centre, me mbështetjen financiare të Investigative Network Albania (INA).