FTESË PËR OFERTË

“All Green Centre”, në bashkëpunim me Shoqata “Ekspertët e rinj Mjedisor” dhe “Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim” po zbaton nismën “Artivist Stafetë – Dibra Project Cycle”, mbështetur financiarisht nga  Bashkimi Evropian.

Një nga objektivët e projektit është rritja e angazhimit të të rinjve në Qarkun Dibër në çështjet sociale, mjedisore dhe grupeve të marxhinalizuar, përmes përdorimit të artit.

Me qëllim arritjen e këtij objektivi, një ndër aktivitetet thelbësore që parashikohet të kryhen është realizimi i 8 podcast-eve nga të rinjtë, për temat e sipërcituara.

Në kuadër të këtij aktiviteti, “All Green Centre” shpall thirrjen për subjekt, që ofron shërbim në këtë drejtim, duke ofruar asistencën e domosdoshme në realizimin e produkteve.

Periudha për dhënien e shërbimit duhet të jetë brenda periudhës 14 tetor – 20 nëntor 2022.

“All Green Centre” rezervon të drejtën e negociimit të çmimit, bazuar në fondin që ka në dispozicion.

“All Green Centre” fton të gjithë subjektet e interesuar, që të dërgojnë në formë elektronike në adresën email: [email protected], deri më datën 9 tetor 2022, dokumentacionin e mëposhtëm:

– Ofertë financiare në Euro për ofrimin e shërbimit të sipërcituar (TVSH e përfshirë);

– Kopje e NIPT;

– Në qoftë se ofertuesi nuk është subjekt i TVSH-së, ju lutem ta deklaroni këtë fakt në ofertën e përcjellë.

Vetëm subjekti i përzgjedhur do të njoftohet!

Faleminderit!

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn