FTESË PËR OFERTË – FINANCIER

“All Green Centre”, në bashkëpunim me Shoqata “Ekspertët e rinj Mjedisor” dhe “Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim” po zbaton nismën “Artivist Stafetë – Dibra Project Cycle”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Një nga objektivët e projektit është rritja e angazhimit të të rinjve në Qarkun Dibër në çështjet sociale, mjedisore dhe grupeve të marxhinalizuar, përmes përdorimit të artit.

Në kuadër të këtij projekti “All Green Centre” shpall thirrjen për financier të projektit.

Financieri do të duhet të:

  • Administrojë projektin nga pikëpamja financiare;
  • Kontribuojë në hartimin e raportit financiar përfundimtar, që do i dorëzohet donatorit.

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë për një periudhë 3-mujore.

“All Green Centre” rezervon të drejtën e negociimit të çmimit, bazuar në fondin që ka në dispozicion.

“All Green Centre” fton të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë pranë zyrave tona në adresën: Rr. “Sul Alla”, Nd.1, Hyrja 32, Ap. 24, Tiranë, deri më datën 23 shtator 2022, dokumentacionin e mëposhtëm:

– Ofertë financiare në Euro për ofrimin e shërbimit të sipërcituar (TVSH e përfshirë);

– Kopje e NIPT-it.

– Në qoftë se ofertuesi nuk është subjekt i TVSH-së, ju lutem ta deklaroni këtë fakt në ofertën e përcjellë.

Vetëm subjekti i përzgjedhur do të njoftohet.

Faleminderit!

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn