ALL GREEN CENTRE
PROJEKTE
RRETH NESH
“Të rinj eficentë” – Rritja e ndërgjegjësimit rinor mbi masat e eficencës së energjisë për një mjedis të shëndetshëm
Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i të rinjve të Tiranës, Korçës dhe Pogradecit për të ndikuar në ndërmarrjen e politikave të eficencës së energjisë, për një mjedis të pastër e të shëndetshëm.
Projekti synon rritjen e informacionit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve mbi përfitimet që sjell eficenca e energjisë në ekonomi, mjedis dhe shëndet, duke iu dhënë njohuritë dhe mjetet e duhura të presionit qytetar, në mënyrë që të jenë protagonistë për ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit, në ditët e sotme dhe në vitet në vijim.
Objektivët specifikë te projektit janë:
Objektivi 1: Krijimi i 6 klasave pilot nëpërmjet trajnimeve mbi masat e eficencës së energjisë, si një model për t’u ndjekur edhe nga shkollat e tjera në të ardhmen.
Objektivi 2: Rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit të të rinjve mbi masat e eficencës së energjisë, si një formë për të ndikuar në vendimmarrjen e institucioneve qendrore dhe vendore për përmirësimin e gjendjes në mjedis.
Objektivi 3: Angazhimi i të rinjve përmes instrumenteve konkretë të aktivizimit rinor, për të ndikuar në vendimmarrjen e institucioneve qendrore dhe vendore për përmirësimin e gjendjes në mjedis.
Projektit realizohet në kuadër të programit “Tirana European Youth Capital 2022” me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.