Scan Magazine publikon hulumtimin mbi HEC-et në Bicaj

Revista “Scan Magazine”, në numrin e muajit korrik, ka publikuar hulumtimin “Kanioni i Bicajt kërcënohet nga hidrocentrali i jashtëligjshëm”.

Gjeni këtu artikullin, që nxjerr në pah se Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka lejuar zhvillimin e këtij projekti hidroenergjetik, duke deklaruar se HEC-i ndodhet jashtë zonës së mbrojtur. Ndërkohë që, punimet që kanë nisur në terren tregojnë se ato po kryhen brenda kanionit, duke treguar venddodhjen e saktë të zhvillimit të këtij projekti.

Artikulli është realizuar nga gazetarja Ola Mitre, në kuadër të projektit “EkoSkaner – Rritja e gazetarisë hulumtuese mjedisore”, i cili zbatohet nga All Green Centre, me mbështetjen financiare të Invesigative Network Albania

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn