Termoizolimi i banesave ul ndotjen e ajrit, nis mbledhja e të dhënave për vlerësimet konkrete në Korçë dhe Pogradec

Kemi nisur mbledhjen e të dhënave për auditimin energjetik të 2 banesave në Korçë dhe Pogradec, që do të na mundësojnë vlerësimin e kosto-përfitimit të termoizolimit. Të dhënat do na tregojnë sesi kjo masë e eficencës së energjisë redukton ndotjen e ajrit që shkaktohet nga djegia e druve të zjarrit, që është një shqetësim serioz në këto qytete.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Dua ajrin tim – Rritja e presionit qytetar për bashki më të pastra”, që zbatohet nga All Green Centre dhe Arti në Duart e Gruas, me mbështetjen financiare të një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn