ALL GREEN CENTRE

RRETH NESH

“Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm” është një organizatë jofitimprurëse pa anëtarësi që shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.

Misioni:

Misioni i All Green Centre është të afrojë njerëzit me natyrën për një mjedis të shëndetshëm dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Objektivat:

  1. Të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore.
  2. Të ndërmarrë nisma të përbashkëta me organizma të ligjshme vendase dhe të huaja, qeveritare dhe joqeveritare apo me komunitetet vendore mbi promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm si dhe të promovojë e nxisë praktikat e mira mbi ekonominë e gjelbër.
  3. Të monitorojë zbatimin e politikave dhe legjislacionit mjedisor si dhe të kontribuojë në përmirësimin e tyre.
  4. Të monitorojë aktivitetin/ndikimin njerëzor në mjedis, dhe të adresojë çështjet mbi eficencën e energjisë, energjitë e rinovueshme dhe industrinë nxjerrëse.
  5. Të nxitë raportimin mediatik cilësor për çështjet mjedisore në Shqipëri dhe të japë kontribut në pasurimin e programacioneve mediatike me qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.
  6. Të ndërmarrë aktivitete advokuese dhe monitoruese në drejtim të mirëqeverisjes në fushën e mjedisit dhe menaxhimin e burimeve natyrore nga organet publike në nivel qendror dhe vendor.