GAZETARIA MJEDISORE – THIRRJE PËR PRAKTIKË TË PAGUAR

All Green Centre ka nisur zbatimin e projektit “EkoSkaner – Rritja e gazetarisë hulumtuese mjedisore”, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, në kuadër të programit SustainMedia, të zbatuar nga GIZ, Internews dhe DW Akademie.

Qëllimi i projektit është konsolidimi i gazetarisë investigative mjedisore në median shqiptare.

Për të përmbushur këtë qëllim do të realizohet një seri emisionesh, fokusuar te çështjet që lidhen me mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Cikli i emisioneve “EkoSkaner” do të realizohet nga gazetarja Ola Mitre dhe do të transmetohet në TV SCAN.

Në këtë kuadër, All Green Centre shpall thirrjen për praktikant, duke ftuar të gjithë studentët e gazetarisë apo ata që sapo janë diplomuar në këtë degë, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e një eksperience unike.

Praktikanti i përzgjedhur do të ketë mundësi të asistojë eksperten e medias gjatë realizimit të emisioneve investigative, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave, intervistat me ekspertët, xhirimet në terren, montazhin, etj.

Përveç njohurive profesionale, gjatë periudhës së praktikës, kandidati i përzgjedhur do të përfitojë edhe një pagesë.

Për të aplikuar kandidati duhet:
– Të jetë student në degën e Gazetarisë ose i sapodiplomuar në këtë degë;
– Të jetë 18 – 26 vjeç;
– Të ketë pasion gazetarinë hulumtuese;
– Të jetë energjik dhe i gatshëm të angazhohet me orare fleksibël.

Eksperienca të mëparshme në media nuk përbëjnë përjashtim.

Për informacione të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresat: [email protected] ose [email protected].

Për të aplikuar duhet të dërgoni një letër interesi në adresën: [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 14.05.2023.

Faleminderit!

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn