ALL GREEN CENTRE

PROJEKTE

“Dua ajrin tim” – Rritja e presionit qytetar për bashki më të pastra

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e presionit qytetar dhe fuqizimi i komuniteteve lokale për të ushtruar presion ndaj Bashkisë Korçë dhe Pogradec, për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Projekti synon rritjen e presionit qytetar ndaj Bashkisë Korçë dhe Pogradec për të ndërmarrë hapa konkretë, në drejtim të uljes së ndotjes së ajrit gjatë dimrit, duke forcuar komunitetet lokale përmes rritjes së ndërgjegjësimit mbi alternativat e ngrohjes dhe njohurive mbi instrumentet konkretë për të ndikuar në vendimmarrjen e bashkive.

Objektivët specifikë te projektit janë:

Objektivi 1: Vlerësimi i fizibilitetit të investimit në termoizolimin e banesave dhe reduktimit të ndotjes së ajrit nëpërmjet auditimit energjetik, si një model për investime të ngjashme edhe në të ardhmen.

Objektivi 2: Rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi alternativat e ngrohjes dhe instrumenteve konkretë të presionit për të ndikuar në vendimmarrjen e bashkive.

Projekti mbështetet financiarisht nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).