Kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Këshillin Vendor Rinor të Bashkisë Tiranë, duke krijuar kushte të favorshme për aktivizimin e të rinjve për çështje që lidhen me mjedisin dhe klimën.
Në këtë kuadër, kemi zhvilluar edhe një takim në ambientet e këtij institucioni me nënkryetaren e bashkisë Keti Luarasi dhe me drejtoreshën e Rinisë Iva Beharaj ku diskutuam më gjerësisht mbi hapat konkretë që do merren në vijim.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të projektit “Rini eficiente”, që zbatohet nga All Green Centre me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.