TV SCAN, intervistë për projektin e mbështetur nga Leviz Albania “Dua ajrin tim – Rritja e presionit qytetar për bashki më të pastra”

Bashkitë duhet të mbështesin investimet në termoizolim, duke bashkëfinancuar një pjesë të kostove për qytetarët”,-sugjerojnë ekspertët.

Në një intervistë për TV SCAN, arkitektja dhe audituesja e energjisë, Etleva Dobjani flet edhe për raportin që po realizohet në Bashkitë Korçë dhe Pogradec, në kuadër të projektit “Dua ajrin tim – Rritja e presionit qytetar për bashki më të pastra”, nga “All Green Centre” dhe “Arti në Duart e Gruas”, të mbështur nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Ky raport do të përmbajë të dhëna konkrete sesi investimi në termoizolim redukton përdorimin e druve të zjarrit, duke sjellë përfitime jo vetëm financiare për familjet, por edhe duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit, që është një problem serioz në këto 2 bashki.

Ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=6c5lETnCAEk

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn