Invesitgimi i Ekoskaner nxjerr në pah projektet për ndërtimin e centraleve eolike të cilët po shenjëstrojnë zonën e mbrojtur të Gadishullit të Karaburunit. Emisionit “EkoSkaner”, i cili nxjerr në pah se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pajisur me Miratim Paraprak një sërë projektesh për ndërtimin e impianteve të prodhimit të energjisë nga era në zonën e Gadishullit të Karaburunit, që gëzon statusin “Rezervat Natyror i Menaxhuar” e ku zhvillimi i këtyre projekteve është i ndaluar. Ndërkohë që, edhe një studim i realizuar nga vetë MIE e klasifikon Gadishullin e Karaburunit si zonë të ndaluar për ndërtimin e centraleve eolike.
Ndiqni invesitgimin dhe mendimin e ekspertëve në insertin hulumtues më poshtë: