Marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Vendor Rinor të Bashkisë Shkodër

Përfshirja e të rinjve shkodranë në programe të ndryshme për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qytetit do të jetë në fokus të marrëveshjes së bashkëpunimit, mes All Green Centre dhe Këshillit Vendor Rinor të Bashkisë Shkodër. Përmes nënshkrimit të saj krijojmë një partneritet të qëndrueshëm dhe efektiv për të promovuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet qeverisë vendore, shoqërisë civile dhe qytetarëve.

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e bashkisë nga drejtorja ekzekutive e All Green Centre Ola Mitre dhe nënkryetari i Bashkisë Shkodër Onid Bejleri.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të projektit “Rini eficiente”, të zbatuar nga All Green Centre me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn