Bashkëpunimi me Këshillat Vendorë Rinorë është një nga prioritetet e punës tonë, ndaj kemi nënshkruar marrëveshjen me KVR-në e Bashkisë Elbasan.
Përmes saj krijojmë një mekanizëm fuqizimi të të rinjve të Elbasanit për të ndikuar në zbatimin e politikave të eficiencës së energjisë, për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm në nivel vendor.
Dokumenti u nënshkrua në ambientet e bashkisë nga drejtorja ekzekutive e All Green Centre Ola Mitre dhe nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Armand Shehu, teksa palët theksuan nevojën për zbatimin e saj!
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të projektit “Rini eficiente”, që zbatohet nga All Green Centre me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.