EMISIONI I PLOTË/ Institucionet “fshehin” ndotjen nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës

Institucionet shtetërore iu lënë “dorë të lirë” bizneseve të pajisur me leje mjedisi për të kryer vetëmonitorime, ndonëse verifikimi i rezultateve është detyrim ligjor. Të dhënat tregojnë se verifikimet mungojnë edhe në zonat ku mundësia e ndotjes është tejet e lartë, sikurse është Patos – Marinza, ku ushtrohet aktiviteti i nxjerrjes së naftës. Ndërkohë që, monitorime alternative të kryera përmes laboratorëve të certifikuar nxjerrin në pah ndotjen tej normave të lejuara, të shkaktuar nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës.

Ekspertët akuzojnë autoritetet si përgjegjëse për situatën, pasi kanë detyrimin ligjor të kryejnë monitorime, sidomos në zona ku risku i ndotjes në mjedis është i lartë. Ata shtojnë se moszbatimi i ligjit në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, po shkakton pasoja serioze në shëndetin e qytetarëve si dhe dëme ekonomike në drejtim të moszbatimit të parimit “ndotësi paguan”.

 

Gjeni për më shumë emisionin e plotë “EkoSkaner” në linkun më poshtë:

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn