Gazetaria invetigative mjedisore, “EkoSkaner” me cikël të ri emisionesh

All Green Centre ka nisur zbatimin e një faze të re të projektit “EkoSkaner” – Rritja e gazetarisë hulumtuese mjedisore, duke garantuar vazhdimësinë e realizimit të ciklit të parë të emisioneve investigative kushtuar çështjeve mjedisore në mediat shqiptare. Kjo, falë mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, në kuadër të programit SustainMedia, të zbatuar nga GIZ, Internews dhe DW Akademie.

Qëllimi i projektit është konsolidimi i gazetarisë hulumtuese mjedisore në median shqiptare.

Objektivat:

1- Konsolidimi i praktikave të mira të gazetarisë investigative mjedisore në median shqiptare.

2- Rritja e cilësisë së produkteve mediatike kushtuar çështjeve të mjedisit në median shqiptare.

3- Rritja e transparencës lidhur me vendimmarrjen e institucioneve mbi çështje që impaktojnë mjedisin.

Outpute

1- 6 emisione televizive, kushtuar çështjeve mjedisore dhe zhvillimit të qëndrueshëm në televizionet shqiptare;

2- 6 inserte hulumtues mbi çështje të mprehta mjedisore;

3- 6 shkrime hulumtues mbi çështje mjedisore;

4- 1 student/gazetar i ri i trajnuar mbi gazetarinë mjedisore;

5- 30 studentë gazetarie të informuar mbi rëndësinë e gazetarisë investigative mjedisore.

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn