All Green Centre shpall thirrjen për paraqitje oferte për Financier Projekti, në kuadër të projektit “HAPI drejt Zero Plastikë”, pjesë e programit RIVERCLEAN – Civil Society Support for Plastic Reduction in Vjosa and Ishëm River Basins through the HAPI Index, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Objekti i procedurës: Kontraktim Financier Projekti
Lloji i procedurës: Prokurim i thjeshtë
Kohëzgjatja e kontratës: 12 muaj (0.5 ditë pune në muaj)
Afati për dorëzimin e ofertave: 12.12.2025, ora 16:00
KRITERET E PËRGJITHSHME PËR KUALIFIKIM
- Objekti i veprimtarisë së ekspertit/personit fizik duhet të përfshijë shërbime financiare, kontabiliteti, menaxhim financiar ose fusha të ngjashme.
- Formulari i Ofertës duhet të jetë i firmosur nga ofertuesi.
- Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të skualifikojë ofertuesin dhe të vazhdojë procedurën me ofertuesin pasardhës nëse:
a) shërbimi nuk është sipas kërkesave të Autoritetit Kontraktor; dhe/ose
b) nuk paraqiten dokumentet e kërkuara; dhe/ose
c) operatori nuk përgjigjet brenda afateve për realizimin e procedurës; dhe/ose
d) nuk dorëzon dokumentacionin brenda afateve të përcaktuara. - Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet në adresën e e-mailit të organizatës: [email protected] ose në adresën postare të All Green Centre, Rr. “Sul Alla”, Ndërtesa. 1, Hyrja 32, Apartamenti 24, Tiranë.
KRITERET E VEÇANTA PËR KUALIFIKIM
1. Përshkrimi i shërbimit
Financieri i projektit do të jetë përgjegjës për:
- Menaxhimin financiar të projektit;
- Ndjekjen e shpenzimeve sipas buxhetit;
- Përgatitjen e raporteve periodike financiare;
- Përgatitjen e dokumentacionit për auditim dhe verifikime;
- Sigurimin e përputhshmërisë me rregullat financiare të donatorit;
- Mbështetje në procedurat e prokurimit dhe dokumentimin financiar të kontratave.
2. Specifikime teknike minimale për financierin
- Diplomë e arsimit të lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të përafërta;
- Përvojë pune në menaxhim financiar projektesh;
- Njohuri të mira të raportimit financiar;
- Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Excel;
- Integritet profesional dhe korrektësi në përmbushjen e detyrave
3. Kriteret e tjera të kualifikimit
- Eksperti/personi fizik duhet të marrë përsipër realizimin e shërbimit për gjithë kohëzgjatjen e projektit.
- Duhet të garantojë cilësinë e shërbimit dhe korrektësinë në raportim.
- Duhet të respektojë afatet e dorëzimit të raporteve financiare.
KRITERE PËR VLERËSIMIN E OFERTAVE
- Autoriteti Kontraktor ka të drejtë të skualifikojë ofertën e renditur të parën nëse nuk plotëson kushtet ligjore dhe teknike.
- Oferta fituese do të jetë oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmimin më të ulët, me plotësim të të gjithë kritereve teknike.
- Dokumentacioni për aplikimin duhet të paraqitet:
- CV profesionale;
- Oferta financiare, sipas këtij formati.
All Green Centre inkurajon të gjithë profesionistët e fushës të aplikojnë.



