Fact–Sheet / Alternativat e ngrohjes në banesë dhe gjurma e ndikimit në cilësinë e ajrit

Pavarësisht se është detyrë e bashkive dhe qeverisë, secili prej nesh mund të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit në dimër, përmes burimit të ngrohjes që përdor në banesë!

Eksperti i mjedisit, Kristi Bashmili dhe ai i ekonomisë, Klodian Muço kanë analizuar alternativat e ngrohjes, duke parë anët negative dhe pozitive të secilës, si në aspektet e shkarkimeve në ajër, ashtu edhe nga pikëpamja e leverdisë ekonomike

Njihuni me raportin analizues në formatin Fact – Sheet, që sjell të dhëna të plota për të gjitha alternativat e  ngrohjes e më konkretisht:

  • Ngrohjen me dru;
  • Ngrohjen me energji elektrike;
  • Ngrohjen me gaz të lëngshëm;
  • Ngrohjen me pelet;
  • Ngrohjen me energji diellore

Raporti analizues në formatin Fact – Sheet u realizua në kuadër të projektit ”Dua ajrin tim – Rritja e presionit qytetar për bashki më të pastra”, që mbështetet financiarisht nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn