Emisioni me titull “Projektet për pyllëzime mbeten në letër” nxjerr në pah se politikat e ndjekura për pyllëzim të ndjekura deri më tani bien në kundërshtim me planet e miratuara apo nevojën reale për rehabilitimin e pyjeve.
Studime të ndryshme tregojnë se gjatë tranzicionit janë shfrytëzuar pa kriter, djegur apo prerë në mënyrë të paligjshme qindar mijëra hektarë pyje. Gjithsesi, treguesi më domethënës i situatës në pyje është volumi pyjor. Sipas inventarit të fundit, Shqipëria zotëron një volum pyjor në këmbë prej 57.7 mln m3, nga 73.5 mln m3 që kishte në vitin 2004. Përvç prerjes së paligjshme, zjarreve apo mungesës së pyllëzimeve, duke analizuar shkaktarët e humbjes prej rreth 16 mln m3, në më pak se 20 vite, Agjencia Kombëtare e Pyjeve identifikon edhe mungesën e punimeve për përmirësimin e tyre, si pastrime apo rrallime. Nga viti 2014 deri në vitin 2022, Ministria e Mjedisit deklaron se janë mbjellë 11.4 milionë pemë. Sipas ekspertëve po të flasim për një skemë pyllëzimesh 2 me 2, kemi 2500 fidanë të mbjellë në 1 ha. Pra në 9 vite janë pyllëzuar vetëm 4574 ha, shumë larg nevojave për rigjenerim që kanë pyjet shqiptare.
Për të ndjekur emisionin e plotë mund të klikoni në linkun e mëposhtëm.