Emisioni me titull “Projektet e Drilonit u miratuan me VNM plagjaturë e pa konsultime publike” nxjerr në pah se institucionet shtetërore anashkaluan procedurat ligjore për miratimin e projekteve dhe hartimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, duke ngritur shqetësime për dëmtimin e zonës së mbrojtur. VNM për projektin e rrugës Tushemisht – Doganë –Shën Naum është marrë ”copy – paste” nga projekte larg zonës së zbatimit, ndërsa dokumentet u hartuan në fshehtësi të plotë, pavarësisht detyrimeve ligjore për njoftim publik. Nga ana tjetër, plani i Përgjithshëm Vendor i Pogradecit i hapi rrugë urbanizimit pranë parkut të Drilonit, pavarësisht se në vitin 2019 zona mori statusin e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, duke i dhënë mbrojtje të dyfishtë elementëve natyrorë, kulturorë dhe historikë që ndodhen përreth.
Për të ndjekur emisionin e plotë mund të klikoni në linkun e mëposhtëm