Rishikimi i kufijve të zonave të mbrojtura u bë në shkelje të ligjit dhe kritereve shkencore

Ndryshe nga praktikat e mëparshme për shpalljen e zonave të mbrojtura apo rishikimin e tyre, të cilat kanë kërkuar shumë vite punë në terren, për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, përmes një shoqate të autorizuar prej saj, u nevojit rreth 1 vit për të realizuar një rishikim tërësor të të gjithë rrjetit të zonave të mbrojtura në vend, duke propozuar heqjen e shumë prej territoreve brenda zonave ekzistuese e që tashmë janë finalizuar edhe me vendime qeverie.

Ekspertët e konsiderojnë të paligjshëm procesin e ndërmarrë, ndërsa theksojnë se rishikimi është bërë në kohë rekord, pa përmbushur kriteret shkencore, si dhe duke mos marrë aspak në konsideratë rekomandimet e institucioneve shkencore dhe akademike. Nga ana tjetër, ata shtojnë se vendimet për “copëzimin” e këtyre territoreve i hapin rrugë zhvillimeve të paqëndrueshme në brendësi apo në afërsi të tyre, rrisin ndikimet negative mbi zonat qendrore të Zonave të Mbrojtura, varfërojnë habitatet dhe speciet, si dhe godasin larminë biologjike të këtyre zonave dhe të gjithë Shqipërisë.

Për të mësuar më shumë në lidhje me këtë proces dhe argumentet e ekspertëve mbi parregullsitë dhe dëmet që sjell ky rishikim i zonave të mbrojtura, ndiqni emisionin e plotë EkoSkaner në linkun më poshtë:

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn