Dega e lumit Vjosë rrezikohet nga devijimi i burimit – Insert hulumtues

Hulumtimi me titull “Dega e lumit Vjosë rrezikohet nga devijimi i burimit” nxjerr në pah se projekti për ndërtimin e një ujësjellësi mbi lumin Shushicë është në shkelje të ligjit, ndërsa rrezikon të lërë pa ujë për vaditje 30 fshatra përgjatë luginës.

Në fillim të këtij viti, ky lumë u shpall Park Kombëtar së bashku me lumin Vjosë, si një nga degët kryesore të tij. Me dhënien e statusit të mbrojtjes, shumë projekte janë të ndaluar të zhvillohen në luginë, ndonëse janë miratuar përpara shpalljes. Ndërkohë që, banorët ankohen se nuk kanë asnjë informacion dhe se projekti është miratuar duke anashkaluar procesin e konsultimit publik, që është detryim ligjor. Paralelisht, dokumentet e siguruar nga “EkoSkaner” tregojnë se sasia e ujit që do të merret nga burimi është më e lartë se mesatarja vjetore, çka sugjeron se gjatë muajve të verës, kur nevoja për vaditje është më e madhe, do të sjellë tharjen e plotë të lumit. Nga ana tjetër, ekspertët argumentojnë se zbatimi i këtij projekti bie në kundërshtim me legjislacionin “Për zonat e mbrojtura” dhe se po avancon në një kohë që ende nuk është miratuar Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do përcaktojë edhe mënyrën e përdorimit të ujit, që është një nga arsyet se përse kjo zonë u shpall e mbrojtur. Banorët dhe organizatat e shoqërisë civile kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe shfrytëzimin e burimeve alternative për furnizimin me ujë, ndërsa paralajmërojnë se çështja do të kundërshtohet edhe përmes procesit gjyqësor.

Për të ndjekur insertin hulumtues mund të klikoni në linkun e mëposhtëm.

Shpërndaje:

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn