Pavarësisht se është detyrë e bashkive dhe qeverisë, secili prej nesh mund të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit në dimër, përmes burimit të ngrohjes që përdor në banesë!
Eksperti i mjedisit, Kristi Bashmili dhe ai i ekonomisë, Klodian Muço kanë analizuar alternativat e ngrohjes, duke parë anët negative dhe pozitive të secilës, si në aspektet e shkarkimeve në ajër, ashtu edhe nga pikëpamja e leverdisë ekonomike
Njihuni me raportin analizues në formatin Fact – Sheet, që sjell të dhëna të plota për të gjitha alternativat e ngrohjes e më konkretisht:
- Ngrohjen me dru;
- Ngrohjen me energji elektrike;
- Ngrohjen me gaz të lëngshëm;
- Ngrohjen me pelet;
- Ngrohjen me energji diellore
Raporti analizues në formatin Fact – Sheet u realizua në kuadër të projektit ”Dua ajrin tim – Rritja e presionit qytetar për bashki më të pastra”, që mbështetet financiarisht nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.