Të dhënat e përpunuara nga emisioni “EkoSkaner” tregojnë se lumi i Shalës kërcënohet nga ndërtimi i hidrocentraleve, përmes një koncesioni të firmosur nga qeveria Rama. Ndërkohë që, pavarësisht se kompania mbajtëse e koncesionit rezulton në shkelje të kontratës, autoritetet bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh, duke e lënë në fuqi.
Sipas ekspertëve dëmet në mjedis nga ndërtimi i HEC-eve janë të pashmangshme, ndërsa shtojnë se qeveria duhet të përcaktojë orientimin që do i japë zonës, duke zgjedhur midis turizmit dhe prodhimit të energjisë elektrike.
Gjeni për më shumë emisionin e plotë “EkoSkaner” në linkun më poshtë: